Komandant Malisheva: Po përgatitemi ta padisim shtetin e Kosovës, asnjëherë nuk kam folur me Albulena Haxhiun – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komandant Malisheva: Po përgatitemi ta padisim shtetin e Kosovës, asnjëherë nuk kam folur me Albulena Haxhiun

    Insajderi
    10 April 2022 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhamet Krasniqi, i njohur edhe si Komandant Malisheva, është lidhur në edicionin e lajmeve në T7 për të folur lidhur me gjendjen e “Grupit të Kumanovës” që janë të burgosur në Maqedoninë e Veriut.

    Ai ka thënë se janë të zhgënjyer me mospërkrahjen nga shteti i Kosovës dhe ka thënë se po e presin verdiktin e Gjykatës së Strasburgut për të vazhduar me hapat e mëtutjeshëm.

    “Jemi të zhgënjyer dhe po presim edhe pak çështjen e vendimit final të Stasburgut. Pastaj do të marrim vendimet tona pasi kemi shumë fakte dhe mund të padisim edhe shtetin e Kosovës. Kemi fakte sa të duash. Për arsye të shumta. E kam fjalën për qeveritë e kaluara”, ka thënë ai.

    Tutje ai thotë se me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka folur kurrë, edhe pse e ka kunatë.   

    “Nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi, nuk bazohemi në familjarizëm, por në atdhetarizëm. Pse e kom të familjes unë asnjëherë nuk kam folur me të. Njerëzit po e marrin për përfitime politike dhe po e keqpërdorin këto gjëra. Secili i ka familjen e vet dhe nuk dua të më përziejnë as me Albulenën as me askënd”, shtoi ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark