
Dëshmitari amerikan, Jock Covey është pyetur nga prokurorja Vega Iodice rreth Sami Lushtakut.
Ajo lexoi një pjesë të librit të Bernard Kouchner, duke thënë: “Komandant Sami Lushtaku, hero i luftës, keqtrajton një doktor në një terren futbolli, a duhet të burgoset. Nuk mendoj se duhej të bëhej një gjë e tillë një vit pas zgjedhjeve që u mbajtën me sukses, dhe unë fajësohesha ende për këtë”.
“A është e saktë për të thënë se vendimi për të shtyrë arrestimin e tij ishte zgjidhje pragmatike në rrethanat e asaj kohe”, pyeti prokurorja.
“Ishte zgjidhje praktike, nuk e kuptoj se si është ndryshe nga ajo që thash më herët”.
“Të dy, ju dhe Kouchner ishin të shqetësuar se arrestimi i Sami Lushtakut mund të destabilizonte krahinën”, tha më tej prokurorja.
Derisa dëshmitari Covey u përgjigj: “Unë mora përgjegjësi për këtë. Ne diskutuam të nesërmen këtë çështje, në orën 5 me Gjeneral Jackson dhe ai pajtohej me neve, por unë kisha synimin që të merrja përgjegjësinë për këtë gjë në rast se gjërat ngatërroheshin”.
“Sami Lushtaku është arrestuar herën e parë, pas shërbimit tonë në Kosovë dhe është dënuar dhe mund të ketë pasur ngjarje të dytë të mëpasshme”, deklaroi më tej Covey.