Komandantë e familjarë të politikanëve privatizuan prona milionëshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandantë e familjarë të politikanëve privatizuan prona milionëshe

    Insajderi
    14 March 2016 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista e shitjeve të ndërmarrjeve shoqërore që Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka publikuar, ka nxjerrë në pah emra të ish-komandantëve dhe shuma të mëdha parash që janë paguar gjatë këtij procesi.

    Për toka bujqësore, lokale e fabrika janë paguar shuma të mëdha kryesisht nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët sot janë pronarë të pronave që kushtojnë miliona euro.

    Në listë të blerësve ndodhet ortaku i vëllait të Hashim Thaçit, vëllai i Sylejman Selimit, vëllai i Rexhep Selimit, kryetari aktual i AAK-së Ramush Haradinaj e shumë e shumë të tjerë.

    Vëllai i Hashim Thaçit, Blerim Thaçi, bashkë me Fazli Cakiqin, një biznesmen nga Drenasi, janë ortakë në kompaninë “Iliria Bulding” SHPK.

    Cakiqi më 25 shkurt 2010, e ka privatizuar ndërmarrjen shoqërore “Metanb” në Prishtinë, në vlerë prej 2.6 milionë eurove.

    Kurse në vitin 2011 ka blerë tokë në Prishtinë në vlerë prej 640 mijë eurove. Fazli Cakiqi, më 6 janar 2010, e ka privatizuar ndërmarrjen “Kosova Elektro” në vlerë prej mbi 1 milion eurove.

    Në vlerë monetare shumë më të vogël në vitin 2010 ka privatizuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka privatizuar tokë bujqësore në Izniq të Deçanit në hapësirë prej 1,988,670.00 metra katrorë, në vlerë monetare prej 70 mijë eurosh. (Zeri)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark