Komandanti i Gardës së Ohios flet për “Javelinët” e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i Gardës së Ohios flet për “Javelinët” e Kosovës

    Insajderi
    13 February 2024 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohios, John Harris ka folur për pajisjen e Kosovës me raketat anti-tank “Javelin”.

    I pyetur nga Tanjug “nëse Serbia duhet të shqetësohet se Amerika po e armatos Kosovën me këto raketa”, ai tha se pajisjet amerikane mund të gjenden kudo dhe se SHBA-ja së fundmi i ka dorëzuar Serbisë 66 automjete të blinduara “Humvee”.

    “Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, theksoi Harris, transmeton Klankosova.tv

    Tashmë, departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë “Javelin”.

    Një zëdhënës i DASH-it, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se tani i takon Kosovës që të vendosë lidhur me planet e tyre për blerjen e “Javelin” nga Amerika.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark