×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it dhe Kornfeind diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Insajderi
    03 June 2024 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot me drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën dhe Çështjet Ekonomike në Ministrinë Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Elisabeth Kornfeind.

    “Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar mbi situatën e fundit të sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutash theksoi kontributet e kahershme të Austrisë në KFOR”,  njofton KFOR.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).

    Ndryshe drejtoresha e Përgjithshme, Elisabeth Kornfeind, po viziton Kosovën, me ç’rast ka pasur takime edhe me zyrtarët e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark