Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

    Insajderi
    31 May 2023 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, duke folur për gjendjen në veri tha se po të mos ndërhynte KFOR’i në Zveçan, “tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”.

    Ai ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal, tha ai në “La Republica”.

    Rreth 30 ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zve1#anit.  Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

    Situata në veri të vendit është tensionuar nga dita e premte, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyret e tyre në objektet komunale, meqë qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjen para objekteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark