Komandanti i KFOR-it viziton Tiranën: Siguria në Kosovë dhe rajon mbetet prioritet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it viziton Tiranën: Siguria në Kosovë dhe rajon mbetet prioritet

    Insajderi
    09 September 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka zhvilluar sot një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, ku u takua me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjenerallejtënant Arben Kingji.

    Gjatë takimit, palët diskutuan për angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë, si dhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Gjenerali Barduani theksoi se KFOR-i mbetet i vendosur për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai vlerësoi gjithashtu profesionalizmin dhe përkushtimin e kontingjentit shqiptar në kuadër të këtij misioni, duke nënvizuar kontributin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Në fund, komandanti i KFOR-it ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe KFOR-it, duke kujtuar se ky mision vepron mbi bazën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark