Komandanti i KFOR-it viziton trupat e vendosura në pikëkalimet në Jarinjë e Bërnjak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komandanti i KFOR-it viziton trupat e vendosura në pikëkalimet në Jarinjë e Bërnjak

    Insajderi
    03 October 2021 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, Gjeneral Major Franco Federici, vizitoi njësitë e KFOR-it të vendosura në pikat e kalimit Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

    Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, për dy javët e ardhshme trupat e KFOR-it do të qëndrojnë në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, njofton Klankosova.tv.

    “Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal dhe rajonal,” tha Federici.

    “Në ditët e kaluara kam zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira dhe kam ofruar përditësime të rregullta për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe zinxhirin tim komandues të NATO-s,” tha ai shtuar.

    “Falënderoj institucionet në Kosovë, kryetarët e komunave veriore dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në de-përshkallëzimin e situatës për përpjekjet e tyre, dhe mezi pres të mbetem në kontakt me ta,” tha mes tjerash gjeneralmajor Federici.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark