Një fotografi e policëve të stacionit të Skenderajt në të pame të Faton Hajrizit ka qarkulluar sot në media.
Insajderi ka marrë vesh se në mesin e policëve që shkuan për kryeshëndosh tek familja e Hajrizit ishte edhe komandanti i stacionit policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi.
Në fotografi shihen edhe një numër i madh i policëve pjesëmarrës në të pamen e Hajrizit, i cili u vra në Loznicë të Serbisë nga forcat serbe.
Përgjatë ditës së diel është varrosur trupi i Hajrizit, pasi që është sjellë nga autoritetet serbe në Kosovë. /Insajderi.org/