Komandanti i zjarrfikësve flet për incidentin me rrymë ku mbetën të lënduar dy fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i zjarrfikësve flet për incidentin me rrymë ku mbetën të lënduar dy fëmijë

    Insajderi
    18 April 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar si pasojë e kontaktit me rrymë në trafon që ndodhet afër shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

    Policia tha për Insajderin se janë lënduar dy persona dhe janë dërguar në emergjencë.

    “Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.

    Ndërkohë, Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë, tha për Insajderin se nuk ka pas zjarr në trafo.

    “Sot, ne ora 10:40 , kemi pranuar informate per zjarr ne trafo dhe per persona te lenduar, ne oborrin e Shkolles Faik Konica. Ekipet e zjarrfikjes menjeher kane dalur ne vendin e ngjarjes, nuk ka pasur zjarr, ne kontakt me PK dhe Ekipet Mjekesore , jemi njoftuar se dy persona jane te lenduar nga rryma. Sipas informatave, nuk kane qene nxenes te Shkolles. Ekipi Mjekesor i ka derguar per trajtim. Per neve nuk kishte nevoje te intervenojmë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark