Kreu i Forcës Ajrore Izraelite, gjeneral Major Tomer Bar, tha se sulmet ndaj vendeve të kontrolluara nga Houthi në Jemen tregojnë se çfarë Izraeli është “i aftë të bëjë… dhe shumë më tepër”.
“Ne sapo pamë një demonstrim të dukshëm të asaj që jemi të aftë të bëjmë, dhe jemi të aftë të bëjmë shumë më tepër”, u shpreh ai.
Siç shkruan bbc, Izraeli thotë se ka goditur objektiva Houthi në aeroportin ndërkombëtar të Sanaa-s, dy stacione energjie dhe porte kyçe.
Sipas transmetuesit të drejtuar nga Houthi, Al Masirah, të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet dhe rreth 11 janë plagosur.
The Israeli occupation army launched a large-scale air attack on #Yemen on Thursday, targeting Sanaaa International Airport, oil facilities and power plants in the capital and the city of Hudaydah. The attack coincided with a speech by Ansar Allah leader Abdul Malik al-Houthi, in… pic.twitter.com/wCKL1EFWaa
— Megaphone News English (@MegaphoneNewsEN) December 26, 2024