Komandanti zbulon planet e Putin: Pas Donbasit qëllimi është çlirimi i rusëve të Moldavisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Komandanti zbulon planet e Putin: Pas Donbasit qëllimi është çlirimi i rusëve të Moldavisë

    Insajderi
    22 April 2022 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia pas kontrollit të plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore në fazën e dytë të pushtimit, synon të sulmojë Moldavinë sipas zëvendëskomandantit të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.

    Sipas Protothemës, Rustam Minekayev, tha se Rusia megjithatë ka objektiva më të gjera ushtarake, që në terren do të thotë se nuk duket se makina ushtarake ruse do të ndalet pas pushtimit të Mariupolit.

    Në këtë kontekst, sipas asaj që u raportua sot nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë, Moska planifikon që pasi të pushtojë të gjithë rajonin lindor të Donbasit, ta lidhë atë me gadishullin e Krimesë (të cilin e aneksoi në vitin 2014) dhe më pas të kalojë në Transnistria, dmth duke pushtuar të gjithë Ukrainën jugore dhe duke e përjashtuar atë nga Deti i Zi.

    Kjo do të thotë se forcat ruse do të avancojnë qindra milje përtej linjave aktuale dhe përtej qyteteve kryesore të Ukrainës, Mykolaiv dhe Odessa. Siç tha Minekayev, kontrolli në Ukrainën jugore është një rrugë tjetër për në Transnistria, ku ka gjithashtu prova se popullsia rusisht-folëse po shtypet.

    Ukraina tha se komentet e gjeneralit rus zbuluan se pretendimet e mëparshme të Moskës se nuk kishte ambicie territoriale ishin të rreme.

    Ata ndaluan së fshehuri atë. Rusia ka pranuar se qëllimi i “fazës së dytë” të luftës nuk është të mposhtë nazistët e supozuar, por thjesht të pushtojë Ukrainën lindore dhe jugore.“- tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark