Kombëtarja e Kosovës do të ushtrojë edhe sot në Kampin Nacional në Hajvali, ku po përgatitet për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna, ndërsa po ushtrojnë vazhdimisht në Hajvali,.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stërvitja e sotme e Kombëtares u mbajt në Kampin Nacional..
Verdhekaltrit do të luajnë të shtunën me Lituaninë në udhëtim, në ndeshjen që do të nisë në orën 15:00.
Skuadra e Franco Fodës pritet ta mbajë një seancë të lehtë stërvitore nesër, një ditë para lojës, ndërsa trajneri gjerman pritet të dalë në konferencë për shtyp.
E më pas, të martën që vjen, Kosova do ta presë Qipron në stadiumin e rihapur “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:45.