Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka mbajtur sot pasdite seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë.
Norvegjia dhe Kosova do të përballen më 5 qershor në Oslo, në një ndeshje miqësore e cila pritet të prodhojë një sfidë interesante.
Sipas FFK-së, Dardanëve sot i është bashkuar edhe portieri Arijanet Muric.
“Ekipit iu ka bashkuar edhe portieri Arijanet Muric, i cili për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka munguar në ditët e para të grumbullimit. Ai ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, derisa me intensitet të plotë kanë stërvitur edhe Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani. Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.