×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, pasdite niset drejt Austrisë

    Insajderi
    31 May 2024 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare ka kryer mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe një ndeshje testuese.

    Edhe në seancën e sotme të pranishëm ishin 25 lojtarë, ndërkohë që sërish bashkë me grupin u stërvitën edhe dy lojtarët e Kombëtares U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti.

    Portieri Elhan Kastrati u la përsëri pushim nga stafi teknik dhe trajneri Silvinjo për shkak të gjendjes gripale.

    Pasditen e sotme kuqezinjtë do nisen drejt Austrisë, aty ku do të qëndrojnë deri më datë 8 qershor. Në program Shqipëria ka edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark