Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për përballjen vendimtare ndaj Serbisë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për përballjen vendimtare ndaj Serbisë

    Insajderi
    02 June 2025 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet më 7 qershor.

    Kjo sfidë pritet të jetë vendimtare në rrugëtimin e kuqezinjve drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka zhvilluar tashmë dy takime në këtë fushatë: humbjen 2-0 kundër Anglisë në “Wembley” dhe fitoren me Andorrën para tifozëve vendas. Me 3 pikë në dy ndeshje, Shqipëria kërkon ta forcojë pozitën në grup ndaj një rivali direkt si Serbia, e cila do të luajë për herë të parë në këtë cikël eliminator.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark