Avioni që solli kombëtaren shqiptare ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Për t’i pritur ka dalë Kryeministri Edi Rama, bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të cilët kanë takuar një e nga një të gjithë kuqezinjtë.
Futbollistët dhe stafi i kombëtares janë pritur në aeroport me roje ushtarake dhe bandë frymore, një nderim që zakonisht u rezervohet personaliteteve më të larta shtetërore që vizitojnë vendin tonë.
Shqipëria ka zhvilluar një Kampionat Evropian të suksesshëm në Francë, duke arritur fitoren e parë historike në fazën finale të “Euro “2016”.
Pavarësisht se futbollistët apo anëtarët e stafit teknik mund të kenë destinacione të ndryshme për ditët në vijim, është vendosur që i gjithë grupi, lojtarë, staf teknik, apo drejtues të vinin të gjithë së bashku në aeroportin e Rinasit.
Rama u shprehu atyre falendërimin për përfaqësimin dinjitoz që i bënë Shqipërisë në Kampionat Evropian. /Insajderi.com