Pas ndeshjes miqësore të luajtur një ditë më parë me Katarin (3-1) në Austri, kuqezinjtë e De Biazit kanë nisur përgatitjet për miqësoren e ardhshme ndaj Ukrainës në prag të Evropianit që nis më 10 qershor.
Disa foto të publikuara nga tekniku italian në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, shfaqin futbollistët e Kombëtares në një stërvitje ndryshe, larg fushës së blertë.