Kombinimi i dy dozave të vaksinave nga prodhues të ndryshëm jep imunitet të mirë - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kombinimi i dy dozave të vaksinave nga prodhues të ndryshëm jep imunitet të mirë

    Insajderi
    14 July 2021 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan pulmologu Besim Morina

    Marrja e dy dozave të vaksinës është shumë e rëndësishme që të kemi mbrojtje të plotë kundër Covid-it. Mirëpo, a mund t’i kombinojmë ato nga prodhues të ndryshëm?

    Një studim i kryer në Angli ka treguar që marrja e dy dozave të vaksinës nga prodhues të ndryshëm (AstraZeneca dhe Pfizer) jep mbrojtje të mirë ndaj Covid-it. Kjo tregon që është krejt e sigurtë dhe efikase kombinimi i këtyre vaksinave.Më tej, studimi ka treguar që marrja e dozës së dytë Pfizer pas dozës së parë AstraZeneca ka dhënë imunitet më të mirë se sa marrja e të dy dozave AstraZeneca.

    Njëjtë, imunitet më të mirë se sa marrja e të dy dozave Astrazeneca jep edhe kombinimi doza e parë Pfizer dhe doza dytë Astrazeneca, edhe pse më pak se kombinimi i paraprak Pfizer/AZ. Pra në të dy rastet e kombinimit të vaksinave kemi pasur nivel më të lartë të antitrupave dhe qelizave imune T.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark