Një zëdhënës i policisë gjermane ka thënë se makina e policisë është vendosur përpara shtëpisë së tij.
Erdogan ka bërë ankesë penale kundër satiristit, duke nxitur debat në Gjermani për lirinë e fjalës.
Më 31 mars, Boehmermann, në programin e tij javor në transmetuesin ZDF, e ka portretizuar presidentin turk si “idiot profesionist’ dhe ka thënë se ai “ka kryer akte seksuale me kafshë”.
Nuk është e qartë nëse ka pasur kërcënim konkret kundër Boehmermannit, por policia në Këln u ka thënë mediave gjermane: “Kur nuk mund të përjashtoni diçka, duhet të bëni diçka”.
Prokurorët gjermanë janë duke hetuar nëse Boehmermann ka shkelur ligjin kundër fyerjes së udhëheqësve të huaj. /rel