Komediani gjerman, Jan Boehmermann, i cili po akuzohet se ka fyer presidentin e Turqisë, thotë se ka marrë një pauzë katër javëshe, pasi po përballet me hetime penale
Boehmermann tha sot në Facebook se ai do ta bëjë një pauzë të shkurtë nga televizioni.
Transmetuesi gjerman ZDF tha përmes një deklarate se pauza e prodhimit të emisionit “Neo Magazin Royale”, e cila punohet nga Boehmermann dhe transmetohet nga ZDF, do të zgjasë deri më 12 ma
Transmetuesi tha se e respekton vendimin e komedianit për të pauzuar
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha dje se Berlini e ka pranuar një kërkesë nga Ankaraja për ta hapur një hetim penal kundër komedianit, i cili lexoi një poemë të ashpër kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan
Turqia ka kërkuar që komediani të hetohetpër ofendim të kreut të një shteti të huaj. Sipas ligjit gjerman, qeveria e Merkelit është e obliguar që ta lejojë një kërkesë të tillë. (Rel)