Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka reaguar pas komentit seksist të analistit televiziv, Rron Gjinovci ndaj juristes së medies Flutura Kusari.
Gutierrez i ka dalë në krah Kusarit, derisa Gjinovcin e konsideruar ndjekës të verbër të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.
“Përpjekjet për ta denigruar kolegen time të shkëlqyer Flutura Kusarin nga ndjekësit e verbër të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij janë patetike dhe zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre lakejve”.
Analisti Gjinovci i cili është edhe përkrahës i partisë në pushtet, shpërtheu në komente seksiste ndaj juristes së medias, Flutura Kusari, për shkak se kjo e fundit tha se ‘përgjegjësia për sigurinë e gazetarëve i takon shtetit“.
Kjo deklaratë si duket nuk i pëlqeu Gjinovcit, i cili e shpërndau lajmin me këtë përshkrim: “Çfarë frizure”.
#Kosovo: the attempts to denigrate my excellent colleague @fluturakusari by the henchmen of @albinkurti and his government are pathetic and reveal the true nature of these stooges. #FullSupport #Solidarity pic.twitter.com/kBcK51YP6g
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) June 17, 2023