×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    KOMF reagon ndaj trajnerit që shihet duke goditur taekwondisten: Dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese

    Insajderi
    11 November 2024 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar ndaj rastit të trajnerit, që u pa duke e goditur me shuplakë taekwondisten.

    Kjo organizatë ka thënë të dielën se shpreh shqetësimin e thellë për rastin, duke theksuar se dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese, e papranueshme dhe e sanksionuar me Kodin Penal.

    KOMF-i ka bërë apel që institucionet të zbatojnë menjëherë legjislacionin për këtë rast.

    “Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen”, thuhet në reagimin e bërë në Facebook.

    Valmir Fetiu, i cili është edhe babai i vajzës ka sqaruar për Gazetën Insajderi sjelljen e tij.

    Ai thotë se këtë veprim e bëri për ta këndellur vajzën e tij e cila e përjetoi rëndë humbjen ndaj një serbe.

    Ka qenë ndryshe situata jo siç është paraqit ne mediat serbe. Sportistja është vajza ime. Dy muaj jemi përgatit çdo ditë për me u bo kampione në këtë lajmi. Edhe kjo ndaj ukrainases e fitoj 9-0. Mirëpo në garën e dytë referi boni disa gjeste që këtë e qiti prej vetes. Edhe vajza ime ja nisi  me qajtë pse humba unë prej serbes, e kishte inatin pse prej serbes. Edhe ja nisi me qajtë e me i bo disa gjeste, u blloku edhe e kapa e i thash çu mos bo gjeste, i kom ra pak për me kfjell... Askush nuk e don vajzen time më shumë se unë”, deklaroi Fetiu për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark