Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, reagoi menjëherë pasi shpërndau një fotografi nga takimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ku shfaqeshin trenerkat tek pjesa e këmbëve, të veshura nën katin e teshave.
Aliu fshiu fotografinë, duke ngarkuar fotografi të tjera nga takimi me Hetemin, shkruan Gazeta Insajderi.
Gjatë vizitës të Aliut, ai është sulmuar me ngjyrë nga serbët protestues.
Ai s’e ka komentuar aktin e sulmit kur ka njoftuar për takimin me Hetemin, veçse shprehu falënderim të veçantë për kryetarin e Leposaviqit.
“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka deklaruar ai. /Insajderi.org/