Bashkimi Evropian do të krijojë një ekip ekspertësh të cilët do të sigurohen se Google nuk do të vijojë me abuzimin e pozitave dominuese në treg pas gjobës rekord dhënë javën e kaluar.
Komisioni Evropian gjobiti gjigandin e internetit me 2.4 miliard Euro, një shifër rekord për kompaninë dhe Komisionin. Së bashku me gjobën Komisioni dha afat 90 ditë për ndërprerjen e praktikave anti kompetitive.
Tashmë unioni do të shpenzojë 10 milion dollar për të ndërtuar një ekip ekspertësh dhe këshilltarësh në teknologji të cilët do të ndjekin nga afër praktikat e Google me kërkesën e Komisionit Evropian.
Për 5 vitet e ardhshme algoritmi i rezultateve të kërkimit të Google do të monitorohet me intensitet nga autoritetet Evropiane.
Nëse Google nuk i bindet urdhrave të Komisionit rrezikon një tjetër gjobë prej 4 miliard dollarësh, plot 5% të të ardhurave vjetore të kompanisë.
Të Marten e kaluar Google u godit nga gjoba më e madhe dhënë ndonjëherë nga Komisioni Evropian pas një hetimi të gjatë 7 vjeçar. /