×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Komisioni Evropian i shqipton gjobë rekorde Google

    Insajderi
    27 June 2017 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka gjobitur Google me 2.42 miliard Euro pas një hetimi 7 vjeçar ndaj praktikave monopolistike të gjigandit të teknologjisë.

    Penaliteti është më i larti dhënë ndonjëherë nga Komisioni Evropian pas atij të Intel 2009.

    Bashkimi Evropian tha se Google ka shkelur ligjet Evropiane të konkurrencës duke përdorur pozitat dominuese për të promovuar shërbimin e saj online të shitblerjes në kurriz të konkurrentëve.

    Sipas shefes së anti monopolit Margaret Vestager Google ka abuzuar me pozitat dominuese duke favorizuar shërbimin e saj të shitblerjes në rezultatet e motorit të kërkimit, shkruan PcWorld.

    Ajo tha se kompania kishte vetëm 90 ditë afat për të ndaluar këtë shkelje ose të përballet me gjoba edhe më të rënda.

    Hetimi ndaj Google daton që nga 2010-ta. Akuzat formale u bënë përgjatë periudhës 2015 – 2016 ndërsa Google vazhdimisht ka refuzuar pretendimet e Komisionit.

    90% e kërkimit në internet kryhet përmes Google në Evropë. Sipas Komisionit që nga 2008-ta Google shfaqte në krye të rezultateve të kërkimit shërbimet e saj të blerjes online.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark