"Komisioni Hetimor ka gjetur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Komisioni Hetimor ka gjetur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore”

    Insajderi
    19 October 2024 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka folur për dështimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

    Dreshaj tha se përkundër asaj se ka pasur gjasa për të përmbyllur si duhet misionin e vet, në dy mbledhjet e fundit ka pasur mungesë të deputetëve të partisë në pushtet.

    “Arsyetimet e shumicës parlamentare për bojkotin e tyre në mbledhjet e komisioneve dhe të seancave parlamentare, që ndërlidhen në mos-nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”. Dreshaj sqaroi se mbledhja e djeshme e Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionet e teksteve shkollore nuk ka pasur të bëjë me agjendën e deklaruar nga deputetët e partisë në pushtet.

    “Agjenda e këtij komisioni është hetimi i subvencionimit të teksteve shkollore për nxënësit tanë”, tha Dreshaj në RTK.

    Sipas tij, janë gjetur lëshime të mëdha në këtë çështje, qoftë në procesin e subvencionimit të teksteve, qoftë në procesin pagesës, në procesin e shpërndarjes dhe kohës së shpërndarjes.

    Tutje, Dreshaj shtoi se këto gjetje implikojnë Ministrinë e Arsimit në veprime e hapa që nuk kanë qenë të nevojshme dhe që nesër mund të jenë objekt të hulumtimit nga organet kompetente. Ai vuri në dukje rritjen e buxhetit në këtë ministri në subvencionimin e teksteve shkollore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark