
Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur deputetet e Komisionit të Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së.
Në një deklaratë për mediat nga oborri i selisë, Flamur Noka tha se selia e PD-së është kthyer në një “burg të sigurisë së lartë”, ndërsa tha se me datë 8 janar demorkatët do të dalin në protestë për ta kthyer edhe një herë “në shtëpi lirie” selinë e PD-së.
“Me datë 8, demokratët do e kthejnë edhe një herë në shtëpi lirie selinë e PD-së”, shtoi Noka.
Lulzim Basha ka mbërritur në parti që në orën 10 të mëngjesit. Në seli kanë mbërritur edhe sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, nënkryetarët dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike. Nga porta kryesore e PD-së kanë hyrë vetëm Basha dhe Bardhi, ndërsa të tjerët kanë hyrë nga një hyrje e dytë e cila do të përdoret për punonjësit e tjerë të selisë, si edhe gazetarët.
Ndërkohë, në selinë PD-së janë mbledhur anëtarë nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së, mirëpo nuk janë futur ende brenda selisë për shkak se dyert janë të mbyllura.
Dritaret janë të veshura me logon e PD-së, ndërsa PD thotë se ndryshimet në pjesën e jashtme të selisë janë bërë për arsye riorganizimi të brendshëm.