​Komisioni i Sigurisë diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Komisioni i Sigurisë diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë

    Insajderi
    04 August 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes po diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.

    Kryetari i komisionit, Bekë Berisha solli propozimet për takime me homologë jashtë vendit.

    Me këtë nuk është pajtuar deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i cili tha se diplomacia parlamentare në fushën e sigurisë nuk mund të trajtohet nga Komisioni për Çështje të Sigurisë.

    “Nuk janë çështje që komisione ynë i trajton. Është Komisioni për Punë të Jashtme që i trajton çështjet e punëve të jashtme. Ne i trajtojmë çështjet e sigurisë dhe nuk kemi të drejtë që të interferojmë dhe të marrim primatin e këtyre çështjeve. Ne nuk mund të thërrasim ambasadorë sepse nuk na përgjigjen ata neve”, ka thënë Dugolli.

    Megjithatë, për këtë propozim të kryetarit Bekë Berisha është pajtuar deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi.

    Pas këtij diskutimi, është kërkuar që mbledhja e komisionit të vazhdojë me dyer të mbyllura për çështjen e diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark