Sot në ambientet e Mistrisë së Drejtësisë u organizua takimi i dytë i grupit koordinues Ndërministror kundër dhunës në familje, që kishte për qëllim koordinimin dhe informimin rreth strategjisë në të cilën po vazhdon të punohet, në aktivitetet në dobi të reduktimit të Dhunës në Familje.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Celaj, gjatë fjalimit të tij tha: “se tashmë është shpërndarë drafti i parë i strategjisë i cili do të ndahet edhe njëherë për komente dhe pastaj do të vazhdohet me procedurat për aprovimin e dokumenteve strategjike”.
Po ashtu, zëvendësministri Çelaj njoftoi të pranishmit se ky draft fillimisht do të dërgohet në Ministrinë e Financave dhe më pas në Zyrën për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit.
Ai ka falënderuar OSBE-nё për përkrahjen e vazhdueshme që po ofron për këtë program, përfshirë edhe UNDP dhe UN Women./Insajderi.com