Absurditeti i OKB-së: Arabia Saudite kryeson Komisionin për të Drejtat e Grave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Absurditeti i OKB-së: Arabia Saudite kryeson Komisionin për të Drejtat e Grave

    Insajderi
    24 April 2017 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi vëzhgues i OKB-së për të drejtat e njeriut me bazë në Gjenevë, ka dënuar zgjedhjen e Arabisë Saudite në Komisionin e Statutit të Grave.

    Hillel Neuer, drejtor i Vëzhguesve të OKB-së shprehi zemërimin e tij në një deklaratë të premten.

    “Të zgjedhësh Arabinë Saudite të mbrojë të drejtat e grave është sikur të vendosësh zjarrvënësin në postin e zjarrfikësit”, ka thënë ai. “Kjo është absurde”.

    “Çdo grua saudite duhet të ketë një mbrojtës mashkull i cili bën të gjitha zgjidhjet në emër të saj, duke kontrolluar jetën e një gruaje nga lindja deri në vdekje. Arabia Saudite ua ndalon grave të vozisin automjete”, ka shtuar Neuer.

    Neuer në një komunikatë për media nga UNWatch.org tregon që diskriminimi ndaj grave është enorm dhe sistematik edhe në ligj edhe në praktikë.

    Për këtë ka reaguar edhe një grua saudite e cila është në përfundim të doktoratës për të drejta ndërkombëtare në Australi.

    “Do dëshiroja të gjeja fjalët për të shprehur se si ndihem tani. Jam ‘saudite’ dhe kjo ka ndjesinë e tradhtisë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

    Por monarkia fundamentaliste veç se është tani njëra nga 45 shtetet që, sipas OKB-së, do të luajë rol instrumental në “promovimin e të drejtave të grave, dokumentimin e realitetit të jetëve të grave në botë, dhe formësimin e standardeve globale në barazi gjinore dhe fuqizim të grave”.

    Arabia Saudite u zgjedh nga një votim i fshehtë javën e kaluar nga Këshilli Ekonomik dhe Social i 54-kombeve i OKB-së (ECOSOC) për mandatin 2018 deri 2022.

    Gjithashtu Arabia Saudite u ri-zgjodh së fundmi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së ku ka të drejtën e votimit, ndikimit dhe vëzhgimit të shumë mekanizmave, rezolutave dhe iniciativave duke ndikuar të drejtat e grave në gjithë botën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark