“Komisioni për Trepçën nuk ka përkrahur asnjë amendament të VV-së” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Komisioni për Trepçën nuk ka përkrahur asnjë amendament të VV-së”

    Insajderi
    07 October 2016 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albulena Haxhiu, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Komisioni i cili është duke shikuar amandamentet e partive politike për Ligjin e Trepçës, deri tani sipas saj nuk ka përkrahë asnjë amandament të Vetëvendsojes.

    “Komisioni për zhvillim ekonomik deri më tani nuk ka përkrahë ASNJË amendament të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”

    “Pas votimit të parë të projektligjit për Trepçën, grupi ynë parlamentar, procedoi menjëherë 7 amendamente me qëllim që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike dhe se çdo vendim për të, të merret nga Kuvendi dhe jo Qeveria”.

    “Deri më tani 5 nga amendamentet tona janë votuar kundër nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, dhe nga deputetët e opozitës nga radhët e AAK e Nismës! Kanë mbetur edhe dy të tjera, të cilat poashtu do të kundërshtohen”.

    “Por, natyrisht ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë edhe në seancën parlamentare e cila do të mbahet pas pak”.

    Këto janë amendamentet e Lëvizjes Vetëvendosje të propozuara gjatë seancës së mëhershme.

    kz

     

    ame

    ame1

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark