Komisioni shtetëror për demarkacionin thotë se Kosova nuk humbi asnjë metër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni shtetëror për demarkacionin thotë se Kosova nuk humbi asnjë metër

    Insajderi
    06 August 2016 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas debatit të 3 gushtit, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka dalë me një kumtesë lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe malit të Zi.

    Në kumtesën e lëshuar për media komisionin thotë se kufiri Republikës së Kosovës me Malin e Zi ka mbetur i pandryshueshëm dhe pa gabime edhe sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Në komunikatë thuhet se Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën kufitare e as territorin e Kosovës as për një metër të vetme, por ka vërtetuar dhe shënjuar vijën administrative të vitit 1988 ndërmjet ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish Republikës Socialiste të Malit të Zi.

    Sipas këtij komisioni, në takimin e 03 gusht 2016, përveç tjerash argumentet e Komisionit dhe pyetja e Kryeparlamentarit për përfaqësuesin e të drejtës ndërkombëtare nga grupi kundërshtues, përfundimisht u pranua se Dokumenti i Marrëveshjes se 10 Qershorit 1999 dhe pakoja e Ahtisaarit janë marrëveshje Ushtarake dhe Politike Ndërkombëtare, obligative për Republikën e Kosovës.

    “Kjo nënkupton qarte se vija kufitare R e Kosovës-Mal i Zi është në rregull”, thuhet në komunikatë.

    Më 3 gusht, partië opozitare, ekspertët e pavarur dhe komisioni qeveritar u mblodhën në një tryezë për të diskutuar për temën e shumëpërfolur të demarkacionit, por as opozita e as komisioni qeveritar nuk ndryshoi qëndrimet tashmë të njohura për publikun.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se do të dërgoj në Kuvend marrëveshjen për ratifikim ndërsa opozita ka paralajmëruar protesta./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark