
Me rastin e ditës Ndëkombëtare të personave të zhdukur, Komuniteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka shkruar një artikull për personat e zhdukur dhe për familjarët e tyre në Kosovë.
Që nga viti 1998, Komuniteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), ka luajtur një rol aktiv në kërkim të njerëzve që u zhdukën gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Sot, pas 18 vjetësh, 1,666 persona janë ende të zhdukur dhe familjet e tyre vazhdojnë të jetojnë në pasiguri, duke pritur lajme për ta.
Sapo konflikti shpërtheu në ish-Jugosllavi në vitet 1990, KNKK, së bashku me komponentët e tjerë të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, kanë nisur një operacion të gjerë në terren në përgjigje të nevojave humanitare.
Sipas artikullit sot, ky komitet mban dialogun, me të gjitha palët për t`i kujtuar ata, e sidomos për t`i respektuar të drejtat e familjarëve, për të ditur se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre.
“Për të lehtësuar kërkimin për përgjigjen e tyre KNKK-ja, ka paraqitur dokumentacionin përkatës të autoriteteve përgjegjëse me të gjitha informatat në dispozicion. Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, numri i personave të zhdukur është përgjysmuar nga 3,200 në 1,666 gjatë 10 viteve të fundit”, shkruan në këtë artikull.
KNKK-ja vazhdon, që të siguroj përgjigje për familjet, frymëzuar nga kurajo, këmbëngulje dhe dinjiteti i tyre.
Përveç kësaj, KNKK është duke mbledhur dokumentacione ekzistuese, nëpër arkivat e institucioneve ndërkombëtare që kanë punuar në Kosovë, gjatë dhe pas konfliktit. /Insajderi.com