Bordi po ashtu ka vendosur që më datë 27 Maj, me disa aktivitete të shënojë Ditën Olimpike. Aktivitete që shënojnë këtë ditë do të mbahen në Prishtinë. Gjithashtu u vendos që nga data 30 Maj deri më 3 qershor në Gjakovë të organizohet Java Olimpike me disa aktivitete.
Bordi i KO ka emëruar Naim Ademin si fizioterapeut i ekipit olimpik, ndërsa Jeton Rudari është zgjedhur si press atashe i ekipit të Kosovës.
Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar për sportistët që deri më tani kanë siguruar normën olimpike dhe shkojnë direkt në Rio si dhe për ata që mund të fitojnë normën. Gjithashtu është diskutuar për ftesat që mund të vijnë për sportistët tanë olimpik për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike 2016. /Insajderi.com