Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së miraton propozimin për vizat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së miraton propozimin për vizat

    Insajderi
    07 July 2016 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

    Lajmin e ka bërë publik përmes Twitter, raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek. Përmes këtij postimi ajo porositë politikanët kosovarë të veprojnë.

    “E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shkruar Lunaçek transmeton Insajderi.

    lunacek

    Në një postim që ka bërë më vonë Lunacek në Twitter shkruan se”Çelësi për të hapur derën për udhëtimin pa viza është në duart e politikanëve”.

    Ministri për Integrime, Bekim Çollaku falenderoj anëtarët e Komitetit si dhe Parlamentin Evropian për përkrahje.

    “Beson se tani pa humbur kohë do të kryejm edhe ne obligimin e mbetur në mënyrë që të përshpejtohet vendimarrja në Parlament dhe Këshill”, ka deklaruar Çollaku për lajmi.net.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark