Gjiganti amerikan që ka një rrjet të gjerë restorantesh në Amerikë “Carls Jr”, po mendon zëvendësimin e fuqisë tradicionale punëtore me atë të robotëve. Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë, Andy Puzder.
Ai deklaroi se dëshiron ta provojë këtë mundësi për t’i zëvendësuar punëtoret me robot të cilët do të kryenin punët e njerëzve.
“Unë dua ta provojë atë. Ne mund të kemi një restorant që është i fokusuar në produkte krejtësisht natyrale. Me mënyrën e re ju mund të porosisni me kartë krediti dhe pranoni porosinë tuaj pa parë asnjë njeri”, deklaroi Puzder.
Kjo lëvizje mund t’i ndihmojë kompanisë së madhe amerikane në uljen e shpenzimeve të rrogave në minimum. shkruan Business Insider.
“Me qeverinë që po e ngritë pagën mesatare të fuqisë punëtore, po rritet edhe numri i shpenzimeve”, deklaroi udhëheqësi i “Carls Jr”.
“Më pas do të shihni automatizim (robotë) jo vetëm në aeroporte por edhe në restorante”.
Puzder është një kritik i hapur i rritjes së pagës mesatare në SHBA, pasi sipas tij kjo i dobëson në mënyrë të madhe bizneset në Shtetet e Bashkuara.
“Nëse rritet paga e fuqisë punëtore atëherë zgjidhje mbetet automatizmi apo robotët”, ka thënë Puzder për Business Insider.
Nëse kompania amerikane “Carls Jr” e aplikon këtë mënyrë shërbimi në rrjetin e saj të gjerë në Amerikë, kjo do të ishte hera e parë që robotët do të shërbenin në restorant. /Insajderi.com