Kompania Apple ka siguruar një leje për të testuar makinat pa shofer në Kaliforni. Me këtë nismë Apple i bashkohet listës së prodhuesve të makinave në Kaliforni, të cilët pritet të sjellin makinat që ecin vetë.
Këto makina do të hidhen në treg në vitin 2020, por disa ekspertë besojnë se do të duhet më shumë kohë që kjo të ndodh.
Apple po dëshiron të shkojë përtej prodhimit të telefonave, ndaj do të bëjmë të pamundurën që kjo nismë të shkoj mirë”, -ka thënë shefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook.