Kompania “Brupharm” që fitoi tender për furnizim me barna nga MSH, futët në Listën e Zezë nga OSHP - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kompania “Brupharm” që fitoi tender për furnizim me barna nga MSH, futët në Listën e Zezë nga OSHP

    Insajderi
    20 March 2025 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e barnave “Brupharm” është futur në listën e Zezë për tre muaj nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Kjo kompani është treguar e papërgjegjshme në thirrjen publikë të prokurimit për “Furnizim me barna për nevojat e SHSKUK’së”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës në cilësinë e Autoriteti Kontraktues ka kërkuar nga OSHP të diskualifikoj nga ky aktivitet operatorin ekonomik “Brupharm”.

    Në ankesën e tyre thuhet se kompania “Brupharm” nuk ka ofruar dokumentet e kërkuara sipas afatit të paraparë në ligjin e prokurimit.

    Në vendimin e lëshuar nga OSHP thuhet se kompania “Brupharm” është diskualifikuar nga pjesëmarrja në aktivitetet e prokurimit për periudhën kohore në kohëzgjatje prej tre muaj, duke filluar nga data 11.03.2025 deri me datën 10.06.2025.

    Sipas vendimit, Paneli ka konstatuar se qëndrojnë pohimet e SHSKUK’së sepse operatori ekonomik Brupharm, ka vepruar ne kundërshtim me nenin 99.2 te LPP-se dhe nenin 25.9 të RrUOPP-se, për faktin se i njëjti nuk ka vepruar sipas dispozitave te nenit 25.9 te RrUOPP-se.

    “Brupharm” nuk kishte respektuar kontratën për furnizim me barna esenciale

    Ministria e Shëndetësisë në vitin 2022 kishte dënuar dy herë me gjobë kompania “Bruprahm” Njëherë 850 euro dhe herën tjetër 150 euro.

    Gjobant kanë ardhur pasi kompania nuk i ka kryer me kohë furnizimet me barna esencialë të kërkuara nga ministria.

    Nga të dhënat e ofruara nga MSh në tenderin për ‘Furnizim me barna nga Lista Esenciale’ operatori ekonomik ”Brupharm” në dy raste ka shkaktuar vonesa në liferimin e produktit.

    Një herë është vonuar për 21 ditë, për produktin ‘Ibuprofen’ me vlerën e faturës prej 16 mijë e 170 euro. Për këtë vonesë, ministria i ka shqiptuar gjobitur në vlerë 849 euro e 93 centë. Herën e dytë është vonuar për 15 ditë, për produktin e njëjtë. Për faturën prej 3 mijë e 921 eurove është gjobitur me 152 e 78 centë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark