×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kompania e biznesmenit të njohur tejkalon lejen ndërtimore edhe në Kamenicë, Komuna hesht, banorët në ‘hall’

    Insajderi
    31 October 2024 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Objekti “Dream House”, në Kamenicë, po i shkakton telashe qytetarëve që janë afër atij objektit. Kjo po ndodh për shkak të tejkalimeve gjatë punimeve. Nga Inspektorati, atje fillimisht i ishin ndaluar punimet, por që kompania e pa të udhës të vazhdojë, pa e pritur ndonjë vendim nga ana Komunës. Ndërkaq, banorët po vazhdojnë të jenë të shqetësuar nga heshtja e Komunës përball kësaj situate.

    Ky objekt “Dream House”, është e biznesmenit Ridvan Murati. Ai në publik njihet si pronar i “Ada Gas” . Kjo firmë ishte dënuar për kontrabandë me naftë.

    Ndërkaq, Insajderi në gusht të këtij ka raportuar po për këtë objekt, se me vendim të Komunës së Gjilanit do të duhej të rrënohej një pjesë. Por, që komuna e Alban Hysenit, më pas ndryshoi vendimin.

    Se si erdhi deri tek ky ndryshim i vendimit nuk dihet.

    Konsideratën për biznesmenin Ridvan Murati, si duket po e vazhdon edhe Komuna tjetër që udhëhiqet po ashtu nga VV.

    Tejkalimi i kushteve ndërtimore, ndalja e punimeve dhe dorëzimi i Komunës

    Banorët që jetojnë afër objektit “Dream House”, janë ankuar se Komuna e Kamenicës, po hesht ndaj abuzimeve që po bëhen me tejkalim të kushteve ndërtimore.

    Inspektorati, fillimisht kishte marrë vendim që të ndalen punimet. Vendit aty i ishin vendosur edhe shirita.

    Pas kësaj punimet vazhduan lirshëm nga “Dream House”.

    Kjo bëri që banorët atje të i dorëzojnë një ankesë, Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Komunës.

    Objekti banesor Dream House, ndertimi i te ciles po vazhdon, po percillet me devijime te medha dhe tejkalim te kushteve ndertimore dhe projektit, rrjedhimisht edhe lejes ndertimore, javen e kaluar ne kete punishte jane paraqitur inspektoret komunal, te cilet me kete rast kane vendosur shiritat duke ndaluar punimet te cilat jane jashte lejes ndertimore. Ky shirit eshte larguar dhe punimet po vazhdojne, ne kundershtim me lejen ndertimore, duke shtuar terasa te ndryshme, duke hapur dritare te reja etj“, thuhet në ankesën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    Tutje, aty thuhet se janë të shqetësuar nga mosveprimi nga ana e Komunës.

    “Ne banoret i kemi marrur me shume shqetesim keto veprime te investitorit dhe mosveprimin ose veprimin jo te mjaftueshem te zyrtareve kompetent dhe pergjegjes, sepse objekti ne te cilin ne banojme eshte pak metra larg nga objekti Dream House i cili eshte ne ndertim e siper.

    Mbetet shume shqetesuese se si eshte e mundur qe ne qender te qytetit te behen tejkalime te tilla, te pezullohen perkohesisht punimet duke shirituar kete pjesen e cila eshte jashte projektit, dhe te vazhdohet prap me punime pikerisht ne kete pjese”, thuhet aty.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna se pse po lejohet një gjë e tillë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Në anën tjetër nga kompania “Dream House” dhanë një përgjigje, se pse po vazhdojnë punimet.

    Arsyetimi i “Dream House”

    Kompania, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, kanë pranuar se janë duke vazhduar punimet.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se kanë dërguar një kërkesë që t’u lejohen punimet, pasi Komuna nuk i kthyen përgjigje, vendosen që këtë heshtje ta marrin si miratim.

    “Pas kërkeses tonë në inspektoratin e Kamenices për lejimin e përkohshëm të strehes, nuk kem marrë përgjigje zyrtare dhe sipas praktikes që heshtja është pranim ne kem vazhdu me punimet. Nuk mund të quhet as tejkalim i lejes sepse jemi në proces të punës dhe na nevojiten për montimin e skelvee Siç edhe e kemi në kërkesë”, thuhet në përgjigje.

    Në shkresën e dërguar Komunës, theksohet se pllaka e vendosur do të hiqet pasi të krijohen kushtet. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark