Kompania e dyshimtë serbe jep donacion për Kishën Ortodokse në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania e dyshimtë serbe jep donacion për Kishën Ortodokse në Prizren

    Insajderi
    08 February 2016 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania që merret me minierat, e dyshuar për ryshfet në Rumani dhe falimentim të dyshimtë në Serbi, “Mineco” së bashku me fondacionin e televizionit serb B92, kanë dhënë donacion fiks 1.4 milionë dinar serb apo mbi 10 mijë euro për Kishën Ortodokse në Prizren.

    Sipas një raportimi të B92, ky donacion që përfshinë pajisje për laborator kompjuterik për Kishën Ortodokse në Prizren, është ndarë pasi kjo shkollë teologjike e Kishës, ishte mbyllur në vitin 1999.

    laboratori

    “Asaj iu vu zjarri dhe u shkatërrua plotësisht në mars të vitit 2004 dhe ka qenë e mbyllur për 12 vjet. Aktualisht aty mësojnë 50 nxënës”, shkruan B92.

    Drejtori menaxhues i kompanisë “Mineco” ka thënë për B92 se për kompaninë e tij është e rëndësishme që të investohet për të rinjtë serb që jetojnë në Kosovë.

    Kompania “Mineco” sipas një hulumtimi të para një viti në Gazetën Jeta në Kosovë, kishte fituar tender 20 milionësh nga Trepça Veriore  që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës, saktësisht në Zveçan.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark