×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kompania e largon nga puna punëtoren që sinjalizoi dallaveret në KEK, me kërkesë të Jakup Pllanës i cili i tha “Baje B*then”

    Insajderi
    06 November 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e kontraktuar nga Korporata Energjetike e Kosovës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve të korporatës ka larguar nga puna punëtoren që sinjalizoi tek Gazeta Insjaderi dyshime për shkelje të ligjit në një konkurs që ishte hapur muaj më parë. Largimi nga puna i saj u bë me urdhër të drejtorit të “Termocentralit Kosova B”, Jakup Pllana i cili kishe përdorur edhe fjal ofenduese ndaj saj. “Baje B*then” dëgjohet duke i thënë Pllana punëtores në fjal në një incizim që ka publikuar Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insjaderi

    Përmes një njoftimi në “Viber”, kompania e pastrimit “Double I&I Sh.p.K.” ka njoftuar punëtoren me inicialet S.F (emër i njohur për redaksinë) se nuk do t’i vazhdohet më kontrata e punës.

    Siç raporoti Insajderi ditë më parë, largimi i saj nga puna ka ardhur pasi ajo ka sinjalizuar tek medium disa shkelje ligjore që ajo pretendon se kanë ndodhur në një konkurs për “Teknik i elektroenergjetikes në KEK”.

    Sinjalizimi i saj nuk i ka shkuar për shtati Drejtorit të Termocentralit Kosova B, Jakup Pllanës i cili i ka kërkuar kompanisë ta largoj nga puna.

    Në njoftimin që posedon Gazeta, kompania ka njoftuar punëtoren se nga data 08.10.2024 nuk do jetë më pjesë e kompanisë së pastrimit “Double I&I Sh.p.K.”.

    Përshëndetej, me fal që po  ju shqetësoj. Sot me njoftuan nga kompania që në kontratën e re disa punëtoreve nuk iu është vazhduar kontrata e punës në mesin e tyre punëtoreve jeni dhe ju S.F. deri me datën 08.10.2024 ju paguhet dita qe keni punu dhe nga kjo datë nuk keni kontratë me me kompaninë “Double I&I”, citohet mesazhi që ka pranuar punëtorja.

    “Baje b*then” – Insajderi sjell incizimin që tregon sjelljen vulgare të Jakup Pllanes ndaj punëtores

    Në një incizim që posedon Gazeta, Pllana dëgjohet duke i thënë punëtores “S’po du me të pa në objekt. Baje B*thën”.

    Këto fjalë ofenduese drejtori dëgjohet duke ia thënë pasi punëtorja i kërkon një sqarim se përse ka kërkuar ta largoj nja puna.

    “Unë jam familjare, nuk jam rrugaqe. Jam nënë e fëmijeve e gru e burrit. Veç një arsye po du me ditë për cka me më largu nga puna”, shprehet punëtorja në incizim.

    “Ti e din mirë” ia kthen drejtori.

    “Ajo çka e kom bo rreth punëtores së juaj, është e drejtë e imja ligjore”, ia kthen punëtorja.

    “ooo s’po du me kon në objekt, hajt baje b*thën. Pikë. Unë i mbroj punëtorët e mi“, degjohet Pllana.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar drejtorin, Jakup Pallan, i cili ka pranuar që ka kërkuar nga kompania t’ia ndroj vendin e punës punëtores në fjal, por jo ta largoj nga puna.

    Nuk është ajo hiç hiç. S’kam tentu me largu nga puna. po me ja ndru vendin“, tha shkurt ai duke e mbyllur telefonin.

    Punëtorja denoncon tek Insajderi se kishte konflikt interesi në konkursin e KEK’ut

    Drejtori i Termocentralit Kosova B, Jakup Pallana ka kërkuar largimin e saj nga puna pasi që S.F ka denoncuar tek Gazeta Insajderi dyshime për dallavere në konkursin për “Teknik i elektroenergjetikes në KEK”.

    Punëtorja në fjalë e cila punon që 14 vite në këtë kompani, ka thënë për Insajderin se fillimisht ajo kishte aplikuar në konkursin që ishte hapur në KEK. Më pas ajo nuk ishte pranuar, dhe kishte bërë ankesë.

    S.F kishte pretenduar se në një konkurs për pozitën “Teknik i elektroenergjetikes në KEK kishte konflikt interesi.

    Ajo pretendon se anëtarja e komisionit Emine Gllareva ka pranuar vajzën e vëllait të saj, Ardita Preniqi si dhe kushëririn e vet Shefki Gllareva.

    Kështu shkruan edhe në ankesën që S.F e ka dorëzuar tek Divizioni i Burimeve njerëzore.

    Gazetea Insajderi javë më parë ka kontraktuar Emine Gllarevës si dhe dy konkurrentët që janë pranuar por nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndërsa lidhur më këto pretendime, zyrtari për media, Skender Bucolli nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete.

    Ndërsa sa i përket pretendimeve të kandidates rreth këtij procesi, Korporata Energjetike e Kosovës në vazhdimësi ka inkurajuar dhe inkurajon secilin person që ka ndonjë informatë të bazuar (me dëshmi)  t’i deponojë ato në organet relevante të drejtësisë” thuhet në përgjigjen e KEK’ut./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark