Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se kompania “Interex Gjakova”, e cila është pjesë Mabetex, ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin gjerman të makinave Volkswagen.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se kompania “Interex Gjakova” do të prodhojë mbi 350 mijë mbulesa të makinave të markës VW, njofton Insajderi.
“Sapo mora një lajm të mirë nga Volkswagen se kompania e grupit Mabetex, “Intertex Gjakova”, sot ka nënshkruar një kontratë me gjigantin e makinave Volkswagen, për prodhimin e mbi 350 mijë mbulesave për makina për çdo vit”, ka thënë Pacolli.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, Pacolli ka shkruar se 150 punëtorë të rinj do të përfitojnë nga kjo marrëveshje për të cilën nuk dihet se kur do të fillojë së zbatuari. /Insajderi.com