Banorë të Komunës së Shtimes që frekuentojnë magjistralen në drejtim të Ferizajt duhet të kenë kujdes nga gropat e krijuara në një pjesë të kësaj rruge.
Në pamjet që kanë dërguar qytetarë në adresën e Gazetës Insajderi, rruga shihet përplot me gropa të thella. Sipas qytetarëve, gjendja është e njëjtë tash e katër muaj.
Sipas qytetarëve, “Rahovica Commerce”, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge po tregon papërgjegjësi të lartë, duke mos e sanuar problemin.
PAMJE: