
Batllava, afër Kryeqytetit, me pejsazhe plotë kodra të bukura e pamje magjepsëse me ujërat e saj është gati të përjetojë një rilindje të madhe. Investitorë të huaj dhe të vendit tashmë kanë filluar investimet në këto brigje të liqenit. Një prej tyre është edhe kompania “Gitor”, një gjigand i ri kosovar i biznismenit milionësh Bledian Ramadani.
Ai tashmë ka finalizuar blerjen e një prej hoteleve më ikonike të historisë së kësaj zone – një objekt që dikur ishte zemra e turizmit elitar në Kosovë.
Ky hotel, aktualisht me rreth 3000m2 i cili për dekada ishte simbol i luksit dhe mikpritjes, kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm pas viteve të vështira. Por tani, me blerjen nga “Gitor-i” ai pritet të transformohet në një oazë moderne luksi me rreth 6000 meter katrorë, duke ruajtur frymën klasike që e bëri të famshëm. Projekti përfshin një restaurim të plotë, investime në arkitekturë elegante, suita panoramike, spa të nivelit botëror dhe restorante të klasit të parë.
Të pranishmit aty që punonin, konfirmuan për Gazeta Metro se ky nuk është vetëm një hotel.
“Plani nuk është vetëm të ndërtohet një hotel – por të krijohet një destinacion magjik, diçka e re dhe moderne që i përshtatet edhe ambientit të Batllavës, dhe trendet më të reja të kohës në turizëm, kulinari dhe rekreacion” shpjeguan nga kompania Gitor.
Kjo kompani është në pronësi të Bledian Ramadanit i njohur për ambicie dhe suksese në transformime të bizneseve. “Batllava meriton një perlë të vërtetë. Ne do ta kthejmë këtë vend në një simbol të krenarisë dhe mikpritjes kosovare” – tha Ramadani.
Me këtë lëvizje, Gitor jo vetëm që po ringjall një monument turistik, por po ndez një dritë të re shprese për ekonominë lokale, duke sjellë punësim dhe një nivel të ri turizmi elitar në rajon. Batllava, dikur thjesht një destinacion pushimi, është gati të bëhet një prej kurorave të turizmit ballkanik – dhe kjo falë vizionit të një njeriu që e sheh luksin si art.