Ramon Fonseca tha se rrjedhja e dokumenteve nuk erdhi nga brenda kompanisë, por që firma është hakuar jashtë vendit.
Disa vende po hetojnë akuzat e mundshme financiare nga udhëheqësit e fuqishëm të botës, pas rrjedhjes së më shumë se 11 milion dokumenteve.
Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtimeve në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.
11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.
Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.
Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com