
Kompania Dragobil nga Malisheva ka mohuar raportimet mediale të publikuar në mediat kosovare në të cilat thuhej se kjo kompani është kontraktuar për ndërtimin e shtatores së Car Lazarit në veri të Mitrovicës.
Drejtori i kompanisë, Zenun Paçarizi, i ka thënë Insajderit se kompania e tij nuk do të kryej asnjë punë lidhur me këtë projekt. Zenuni ka thënë se nuk ka qenë në dijeni as për raportimet në mediat lidhur me përfshirjen e kompanisë së tij në këtë projekt.
Të shtunën, disa media në Kosove raportuan se një shtatore me përmasa gjigante Car Lazarit do të ngritet më 28 qershor, ditën e Vidovdanit në qendër të veriut të Mitrovicës. Ndërtimi shtatores thuhet të jetë përkrahur nga Qeveria e Serbisë dhe do të jetë e gjatë rreth 17 metra./Insajderi.com