×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania që u kap duke shkatërruar ambientin në Pejë, Gjykata ia lejon Prokurorisë që t’ia bllokoj shumë makineri

    Insajderi
    27 June 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para dy javësh, Gazeta Insajderi ka raportuar lidhur me një aksion të realizuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Pejës, ku janë sekuestruar tre ekskavatorë, dy lugë ngarkuese dhe katër kamionë.

    Kjo, pasi që makineritë për përpunimin e zhavorit dyshohet se janë përdorur për shkatërrimin e natyrës.

    Pronari i firmës së këtyre makinerive dyshohet se ka kryer veprën penale “ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, ku thuhet se urdhërohet sekuestrimi i përkohshëm i makinerive të shumta dhe disa armëve.

    “Një ekskavator Forkawa • Separacion statik pa numër serik • Kamion Man pa targa • Kamion Man me targa 03-293-DK me numër serik te shasisë:WMAF01C826M174115 • Kamion Man me targa 03-960-IF, me numër serik te shasise: WMAT451157M279707 • Kamion Mercedes me targa 03-274-HIN, me WDB67404561K191532 Ekskavator (bager) Lug ngarkuese i tipit Liebher 541 • Ekskavator (bager) Lug ngarkuese i tipit Liebher 574 Ekskavator i tipit FN 120 W • Ekskavator i tipit Litronic 924, • Polis sigurimi Elsig me numër serik 10012657 • Leja e qarkullimit të automietit me numër serik 1478339-03-293 • Polis sigurimi Elsig me numër serik 10339907 Leje e qarkullimit 03-274-HN me numër serik 2134260 Polis sigurimi Dukagjini me numër serik 007669073 • Leje qarkullimi 03-960-IF me numër serik 2036418 ° Polis sigurimi Elsig me numër serik 10124873 • Një pistolete e llojit TT kalibër 7.62×25 mm, pa numër serik • Një karikator i armës pistoletës me te dhëna si me larte dhe • Gjashte(6) fishek te kalibrit 7.62×25mm”, thuhet në vendim.

    Tutje në vendim thuhet se Prokuroria ka parashtruar kërkesë për aprovim ne mënyre retroaktive të kontrollit dhe sekuestrimin e përkohshëm te gjësendeve te përshkruara si më lartë.

    Si dhe, thuhet se Njësiti i Task Forcës ka kryer bastisje në fshatin Ozdrim, saktësisht vendin e quajtur „Rosuja”, me dyshimin se janë duke u kryer veprat penale “Ndotja ,degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 te KPRK-se, dhe vepër penale „,Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Prokuroria Themelore ne Peje – Departamenti i Përgjithshëm, me date 14.06.2024 pranë kësaj gjykate ka parashtruar kërkese per aprovim ne mënyre retroaktive te kontrollit dhe sekuestrimin e përkohshëm te gjësendeve te përshkruara si më lartë, dhe ate pasi që Njesiti i Hetimeve te Stacionit Policor në Pejë, me dt. 12.06.2024, se bashku me zyrtarët nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Njësiti i Task Forca e Gjelbërt ne Prishtinë e në mbështetje të patrullës së NJSO në Prishtine, ka kryer kontroll/bastisje në fshatin Ozdrim, saktësisht vendin e quajtur „Rosuja”, me dyshimin se janë duke u kryer veprat penale “Ndotja ,degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 te KPRK-se, dhe vepër penale „,Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së. Kësaj kërkese i është bashkangjitur edhe kallëzimi penal nga Policia e Kosovës – Drejtoria e regjionale e Policisë, DRP – Peje, i datës 13.06.2024 me nr. te ref. 2024-DA-947 dhe konfirmimi i urdhrit verbal dhe raporti informues me nr. te references 05/03-3-P-SH-110/24, i dates 14.06.2024″, thuhet tutje në vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark