Afro 40 mijë euro janë të regjistruara si transaksion që i ka pranuar kompania sllovene “Valicon” nga GEN-i i Martin Berishajt, prej së cilës ambasadori i Kosovës në Kroaci është paguar miliona euro. Kjo kompani organizoi një sondazh në Kosovë, ku e nxjerri partinë në pushtet me 52 për qind. Për shpërblim, paguante 100 euro.
“Valicon”, kompani e cila është e regjistruar edhe në Kosovë kah fundi i 2023-ës, realizoi një sondazh që vendoste shumë lart partinë në pushtet. Nga kjo firmë, e cila ka të regjistruar vetëm tre punëtorë, pranuan se kjo është hera e parë që bëjnë matje të opinionit publik, raporton Insajderi.
LEXO EDHE:
Kjo kompani, në krye me Andraz Zorko, rezulton se ka marrë para edhe nga GEN-i, kompani kjo ku ambasadori kosovar Martin Berishaj ka punuar në të dhe ka pranuar transaksione të dyshimta nga ajo.
Në bazë të të dhënave publike të ‘Erar’ në Slloveni, rezultojnë transaksione në vlerën totale prej afro 40 mijë euro, nëpër periudha të ndryshme.
13,352 euro GEN-i ia ka deponuar “Vallicon”-it në fund të 23-ës, ndërkaq shumën tjetër e ka të ndarë në periudha të ndryshme.