TAG Heuer pritet të hedhë në treg modele të reja të orëve inteligjente me “Android Wear”.
Orë prodhuesi luksoz ka postuar në rrjetet sociale të tij informata për një event i cili do mbahet me 14 shkurt, por nuk po jep informata të mëtejshme, shkruan Technobuffalo.
Kjo orë nuk dihet se çfarë do të përmbajë, e as nuk dihet dizajni i tërë orës, por pritet të jetë me dizajn interaktiv i cili do të bëjë të mundur konvertimin e orës nga elektronike në mekanike.
Kjo orë pritet të jetë goxha e kushtueshme. Pritet që të kushtojë më shumë sesa “TAG Heuer Connected” i cili vlen 1,500 dollarë.
TAG prezantoi orën e parë “Connected” në nëntor të 2015, dhe pavarësisht çmimit të lartë është shitur mjaft mirë. Aq mirë sa që TAG-ut i është dashur ta rrisë prodhimin për shkak të kërkesave të cilat kaluan edhe pritjet e vetë kompanisë.